Gjakovë · pranë Xhamisë së Hadumit
Hani i Haraçisë
Hani i Haraçisë, në regjistrin e trashëgimisë i shkruar Hani i Haraqisë, qëndron pranë Xhamisë së Hadumit, në Çarshinë e Madhe. Kompleksi është dy hane: i Vjetri në perëndim dhe i Riu në lindje. I vjetri merret i ndërtuar pas xhamisë. I riu është i vitit 1901.
Hani i Haraçisë, written Hani i Haraqisë in the heritage register, stands beside the Hadum Mosque, in the Grand Bazaar. The complex is two inns: the Old Inn to the west and the New Inn to the east. The old one is taken to have been built after the mosque. The new one dates from 1901.
Udhëtarët që vinin për tregti flinin, hanin dhe i linin kafshët në oborr. Ami Boué e përmend më 1835 hanin e bukur të Haraqisë. Më 1838 përmendet një han i madh i Gjakovës që strehonte deri në njëqind mysafirë, tregtarë me kafshët e tyre.
Travelers who came to trade slept, ate and left their animals in the courtyard. Ami Boué mentions the handsome inn of Haraqia in 1835. In 1838 a large inn of Gjakova is described as sheltering up to a hundred guests, merchants with their animals.
Hani i Vjetër është dykatësh. Përdhesa është prej guri, kati prej tulle dhe hatullash. Hajati shkon në tërë gjatësinë, me një çardak të madh në mes. Triemi i hapur rri mbi shtylla bunguti, të mbështetura në gurë të dekoruar, dhe tavanet janë dru i gdhendur. Hani i Ri është po dykatësh, me trarë druri, strehë të gjatë dhe tjegulla. Sot kompleksi përdoret për mikpritje.
The Old Inn has two storeys. The ground floor is stone, the upper floor brick and timber. A gallery runs its full length, with a large çardak in the middle. The open porch rests on oak posts set on decorated stones, and the ceilings are carved wood. The New Inn is also two storeys, with timber beams, a long eave and tiles. The complex is used for hospitality today.





Nga rruga dhe çatia: Shkëlzen Rexha / Valed Promotion. Fotografitë e tjera janë dhënë për këtë faqe.From the street and the roof: Shkëlzen Rexha / Valed Promotion. The other photographs were given for this page.